Llapi ka arritur marrëveshje së fundmi me “gardianin” nga Afrika e Jugut, Steven Hofman, shkruan “Gazetasheshi.com”. 26 vjeçari prej ditësh i është bashkuar ekipit llapjan, megjithëse ende nuk është prezantuar nga klubi.
Informacionin e ka konfirmuar vetë Hoffman, i cili në “Zahir Pajaziti” ka ardhur me sygjerimin e zëvendës trajnerit, Alan Clark.
Hofman pritet të jetë portieri i dytë i skuadrës llapjane, teksa do të konkurojë për vendin e titullarit me Giacomo Navën.