Arbëria e Sunaj Hasan nuk mposhtet, barazon me Feronikelin e Bojkut

Para pak çastesh ka përfunduar ndeshja e parë e javës së katërt në Superligën e Kosovës, mes Arbërisë dhe Feronikelit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq ka përfunduar me rezultatin e barabartë dhe pa gola, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat.

Te ekipi vendas edhe njëherë tjetër titullarë luajti sulmuesi shkupjan, Sunaj Hasan (u zëvendësua në minutën e 68-të), ndërsa në anën tjetër te Feronikeli u paraqit që nga fillimi mesfushori luftarak, Besmir Bojku. Ky i fundit luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa në minutën e 57-të kishte gjuajtur nga ndërprerja, mirëpo vetëm mbi portë.

Edhe përkundër barazimit, skuadra nga Dobraja e Lipjanit, Arbëria vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 8 pikë, një më shumë se Ballkani, që ka edhe një ndeshje më pak, atë të ditës së nesërme kundër Llapit në Podujevë.

Ndërkohë sa i përket Feronikelit të Tovërlanit, kjo skuadër në 4 xhirot e deritanishme ka tubuar 5 pikë dhe për momentin mban pozitën e 3-të në tabelën e klasifikimit.

Leave a Reply