Vjen nga Sllovkia dhe shkëlqen me Shkëndijën në Europë, ndërsa ‘mundet’ nga qentë endacak që bredhin rrugëve të qytetit me dy Universitete. Kjo është storia e rradhës që ‘prodhon’ Tetova, njofton Albanews24.
Në fakt, qyteti i Tetovës është ‘çudi botërore’ për mënyrën e funksionimit të procesit jetësor. Gjallëri e madhe edhe në kohë krize, kafene të frekuentuara përkundër pranisë së pandemisë me COVID-19 dhe paralel me qytetarët e gjithë moshave përfshi edhe nxënës, rrugëve gjen pafund qenë endacak që qarkullojnë si në ‘pronë të tyre’. Dhe derisa mungon iniciativa për t’i larguar në mënyrë emergjente, qentë ‘amnestohen’ për të sulmuar cilindo qytetarë në momentet që t’i kap uria. Po, po, s’është trillim. E pëson këtë futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Jan Krivak. Çfarë ironie! Sllovaku të enjten shkëlqeu me Shkëndijën kundër gjigandit të Premier Ligës angleze, Tottenham në duelin e xhiros së tretë eliminatore të UEFA Europa League, ndërsa të hënën gjen veten të sulmuar nga qentë endacak në Tetovë.
Nga sulmi futbollisti ka pësuar lëndime trupore dhe është detyruar të pranojë ndihmë mjekësore në spitalin e Tetovës. Ehhh Tetova jonë e dashur! Kjo është mënyra e shëmtuar për t’u bërë burim i lajmeve të zeza.
Sot sulmohet nga qentë një futbollist që vetëm disa ditë më parë ishte në faqe të gazetave për paraqitjen kundër Tottenhamit, ndërsa nesër cak i qenve mund të jesh ti, unë dhe fëmijtë tanë! /Albanews24/