Futbollisti me vlerën më të madhe në tregun e futbollit vendor është nga rradhët e Shkëndijës, dhe i njëjti kushton 600 mijë euro. Fjala është për Lupçe Droiev, i cili gjatë kësaj merkatoje nga rradhët e Akademia Pandev erdhi te Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.
Nuk dihet saktë sa i ka paguar Shkëndija skuadrës së Goran Pandev, i cili dha dritën jeshile për kalimin e Doriev te skuadra tetovare, drejtuesit e së cilës skuadër si duket kanë bërë një përzgjedhje të duhur, pasi Doriev po dëshmohet si një super përforcim për “kuqezinjtë” në këtë fillim sezoni.
Në 7 ndeshje kampionale, Doriev ka realizuar 3 gola, ndërsa gjithashtu kishte realizuar edhe në kuadër të ndeshjeve të Liga Europa.
Pas tij kur është në pyetje vlera e kartonit të një futbollisti renditen ish shoku i tij te Akademia Pandev, Gjorgji Stoilov dhe shoku aktual te Shkëndija, Egzon Bejtullai.
Që të dy vlerësohen në gjysmëmilioni euro, ndërsa me vlerën e 450 mijë euroove Mevlan Murati i Shkëndijës renditet si i katërti në këtë listë, transmeton “infOSport.mk”.
TOP5-shi mbyllet me kapitenin e Vardarit, Darko Micevski, që gjithashtu sipas “transfermarkt” vlerësohet në 450 mijë euro, për të vijuar më pas Enur Totre i Shkëndijës me vlerën e kartonit prej 350 mijë euro.