Largimi i Bajramit, vjen reagimi i Adilit: FC Shkupi mision i pa arritshëm për shkupjanët, auto-shkollë për të huajt

Largimi i Muharem Bajramit nga FC Shkupit është top-temë e ditës së sotme, teksa nuk ka munguar as reagimi i ish-futbollistit të FC Shkupit që tashmë luan për Vllazninë e Shkodrës, Mevlan Adili.

Mbrojtësi shkupjan i mllefosur me kryesinë e klubit “bardhekaltër”, fajson të njejtit për largimin e Muarem Bajramit si dhe për largimet tjera deri më sot, duke theksuar se Shkupi është bërë mision i pa arritshëm për akademinë dhe shkupjanët, ndërsa auto-shkollë për futbollistët e huaj.

Largimin tim nga fc shkupi e bera ne heshtje vetem e vetem per nje arsyje sepse eshte ekipi I femijeris dhe ekipi I…

Публикувахте от Mevlan Adili в Понеделник, 28 септември 2020 г.

Më poshtë keni reagimin e Mevlan Adilit:

Largimin tim nga fc shkupi e bera ne heshtje vetem e vetem per nje arsyje sepse eshte ekipi I femijeris dhe ekipi I zemres time.
Charlie chaplini nga stanbolli I famshem me ndihmen e argateve(hienat) e ti nga shkupi ja kan arit qellimin e kan bere fc shkupin mision te pa aritshem per akademin dhe cdo shkupjan kurse per te huajt dhe lojtaret e tyre auto shkolle.
Kjo sesht e para dhe e fundit, te gjithe ato qe nuk u permban regullave te charlie chaplinit
nuk jan me pjes e shkupit respekte per te gjith ato trajner,futbollist qe si pranuan urdherat e tyre dhe shikoni analizoni cdo trajner qe u largu ka arit sukses me klubin e tij cdo futbollist esht I sukseshem ne klubin e ti.
Sidocoft ato qe behen te rendesishem ne klub qe rehin gjoks ato qe marin mirnjohje dhe shiten milionera duhet te ju kerkojn falje gjith shkupjaneve dhe te largohen menjeher qe shkupi mos te behet si fc Celik Zenica”.
YNWA💙💙💙

Leave a Reply