Të dielën u mbyll java e 7-të në elitën e futbollit vendor, në të cilën skuadrat vendase shënuan fitore në 3 ndeshje, në dy ndeshje buzëqeshën ekipet mysafire, ndërsa një ndeshje u mbyll me barazim, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija shënoi fitore 3:1 ndaj Pelisterit në Strumicë, duke rujatur pozitën e parë në tabelën e klasifikimit me 17 pikë. Pas tyre me nga 13 pikë renditen dy skuadrat shkupjane, FC Shkupi dhe Makedonija Gj.P, për të vijuar Boreci në pozitën e katërt me 12 pikë dhe Struga Trim Lum në pozitën e 5-të me 10 pikë.
Pasojnë 3 skuadra me nga 10 pikë, Sileksi, Rabotniçki dhe Vardari, Pelisteri me 9 pikë renditet në pozitën e 9-të, ndërsa për herë të parë Akademia Pandevi i’a doli të lëshojë pozitën e parafundit falë fitores ndaj Sileksit.
Pas 4 disfatave të njëpasnjëshme, Renova tashmë mban vetëm pozitën e parafundit me 5 pikë, ndërkohë me 0 pikë Bellasica vazhdon të mbajë fenerin.
Renditja tabelare pas 7-të javëve kampionat. Shkëndija i prinë tabelës me 17 pikë, e ndjekur nga dy skuadrat shkupjane, FC Shkupi dhe Makedonija Gj.P, që kanë nga 13 pikë…
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 28 септември 2020 г.