Drita e Gjilanit e ka mbyllur aventurën evropiane të enjten që lamë pas. Skuadra që drejtohet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu u eliminua nga skuadra e njohur polake e Legia Varshavës në raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa, njëjtë sikurse edhe Shkëndija e Tetovës, që përballë kishte Totenhamin.
Fatkeqësisht, Drita ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve para ndeshjes me Linfieldit, derisa garën e vazhdoi në Liga Europa.
Zyrtari i Dritës, Feti Murseli ka zbuluar shumën që Drita e ka fituar nga pjesëmarrja në Europë.
“Ne si klub nga pjesëmarrja kemi fituar një milionë e 100 mijë euro”, ka deklaruar Murseli në “Kanal10”.
Sa i përket eliminimit nga Liga e Kampionëve, Drita po e pret vendimin e CAS-it.
“Po e presim vendimin e CAS-it më 6 tetor, jemi optimist? Shuma e dëmshpërblimit? Nuk mund ta them këtë”, tregoi ai.