Federata e Futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me UEFA-në përmes programës „Hat Trick III“ për përmirësimin e infrastrukturës futbollistike fillon me ndërtimin e terrenit me bat sintetik (pa gomë sintetike) të modelit më të ri për KF Akademia Pandev.
FFM paraprakisht firmosi marrëveshje me Komunën e Strumicës dhe skuadrën Akademia Pandev për komplet ndërtimin e terrenit me barr sintetik, si pjesë e kompleksit të futbollit në qytetin e Strumicës.
“Gjithë ne jemi jashtëzakonisht falenderues për përkushtimin e Goran Pandevit ndaj futbollit të Maqedonisë, si dhe investimet e tij në talentët e ri, akademi dhe kontributin për zhvillimin e futbollit tonë. Ndërtimi i terrenit me bar sintetik për nevojat e Akademia Pandevit është një lloj mirënjohje nga bashkëpunëtorët dhe institucioni që udhëheq futbollin tonë ndaj asaj që Gorani dhe Akademia Pandev në aspekt të infrastrukturës kanë ndërtuar në Strumicë. Investimet e këtij lloji janë kyçe për zhvillimin e futbollit, ndërsa ne në Federatën e Futbollit të Maqedonisë jemi të gatshëm përvojat positive t’i shndërojmë në bashkëpunim afatgjatë me gjithë subjektet e lidhura, në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillim të futbollit, duke nisur nga kategoritë e reja, e deri te futbolli profesional”, – deklaroi sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.
Federata e Futbollit të Maqedonisë me mjete të programës “Hat-Trick” të UEFA-së finansoi vendosjen e terrenit të ri me bar natyral me sistem kullimi dhe ujitje në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep, ndërsa gjithashtu vendosi komplet edhe sistem të ri për ndriçim dhe tashmë ai stadium ofron kushte për zhvillim të ndeshjeve në termin të natës nën dritat e prozhektorëve.
Vazhdojnë aktivitetet ndërtimore dhe ndërtimi i tribunës së re në stadiumin “Burimet e Bilijanës” në Ohër, ndërsa pas 30 viteve Stadiumi i Qytetit në Kavadar do të ketë tërrësisht pamje të re. FFM në tërrësi rikontruoi dy tribuna (jugore dhe lindore), ndërsa plotësisht do të mbulohet me konstruksion të ri tribuna jugore. Tashmë janë siguruar 2000 ulëse të reja për stadiumin e KF Tikveshit.
Komuna e Kavadarit do të rinovojë dhe modernizojë zhveshtoret dhe hapsirat e mbetura në kuadër të stadiumit.
Së shpejti, Federata e Futbollit të Maqedonisë tërësisht do të përfundojë punët dhe do të lëshojë në përdorim tribunën e re në stadiumin e Çairit në Shkup, vazhdojnë punimet në ndërtimin e terrenit të ri te fusha e Renovës në Xhepçisht, ndërsa një prej projekteve më të mëdha që pritet të finalizohet është stadiumi “Tumbe Kafe” në Manastir.
Si pjesë e programës “FIFA Forward” në rrjedhë është procedura për vendosjen e sistemit të ndriçimit në stadiumin pranë qendrës stërvitore “Petar Milloshevski” ku do të mund të luhen ndeshje ndërkombëtare në pajtueshmëri me stadiume të kategorisë së dytë sipas regullativave të UEFA-s.
FFM në bashkëpunim me Lidhjet Komunale këtë periudhë gjithashtu si donacion dorëzoi mbi 12 000 ulëse për stadiume të ndryshme në gjithë vendin.