Shkëndija është kthyer me 3 pikë të plota nga transferta në Manastir, duke mundur Pelilsterin me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja nuk nisi mirë për futbollistët e Gjokës, pasi në minutën e 5-të e panë veten në disavantazh, pas golit të Tanushev nga pika e bardhë. Shkëndija golin e barazimit e realizoi në minutën e 23-të, falë ekzekutimit perfektë të Valon Ahmedit nga gjuajtja e lirë, ndërsa fitoren “kuqezinjtë” nga Tetova e siguruar gjatë pjesës së dytë përmes dyshes sulmuese, Doriev-Ibraimi.
FC Shkupi u ndal në Strugë nga veterani Nijas Lena, i cili shënoi dy golat e fitores për Struga Trim Lumin, që në këtë mënyrë vazhdon me rezultate të mira këtë edicion. Mirëpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet kursesi për Renovën e Bujar Islamit, që u mposht në Tetovë nga Makedonija GJ.P me rezultatin 3:1.
Me po të njëjtin rezultat, Vardari në Shkup mundi Bellasicën, ndërkohë Akademia Pandev fare në fund falë golit të shënuar nga Kire Markoski nga pika e bardhë mundi Sileksin minimalisht, 1:0.
Kujtojmë dje Boreci dhe Rabotniçki u ndanë në barazim pa gola, që njëherit ishte ndeshja e vetme që përfundoi me rezultatin më të padëshiruar për tifozët e futbollit.
LPFMV – Java 7 |
||||||||||||||||||
|