Shkëndija edhe përkundër faktit se pranoi gol që në fazën e hershme në përballjen me Pelisterin në Manastir, në fund arriti një fitore komode 3:1 përballë skuadrës nga qyteti i Alfabetit, duke vazhduar tashmë edhe më bindshëm të udhëheq renditjen tabelare në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Pas një prekje me dorë të topit në minutën e 5-të, arbitri kryesor tregoi në pikën e bardhë, nga e cila i saktë u tregua Gjorgji Tanushev.
Goli i Tanushev, me te cilin Pelisteri avansoi perballe Shkendijes
Goli i Tanushev, me te cilin Pelisteri avansoi perballe Shkendijes PESLITERI – SHKËNDIJA 1:0(Gj.Tanushev 5' pen.)
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.
Pasuan momente stabilizimi në lojën e Shkëndijës, që golin e barazimit e gjeti në minutën e 23-të.
Arbitri kryesor akordoi një goditje dënimi nga një distancë prej rreth 20 metrash, ndërsa duke pasur parasysh se pozita ishte e kapshme për një majtist, Valon Ahmedi u ndalë pranë topit dhe bëri më të mirën, duke shënuar një super gol për barazim të rezultatit në 1:1.
Eurogoli i Valon Ahmedit ndaj Pelisterit në Manastir
Eurogoli i Valon Ahmedit ndaj Pelisterit në ManastirPELISTERI – SHKËNDIJA 1:1(V. Ahmedi 23')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në të dytën, Shkëndija edhe pse ndoshta e lodhur nga paraqitja e së enjtes në kuadër të Liga Europa përballë gjigandëve anglez të Totenhamit, u tregua edhe më e mirë, duke dëshmuar se për momentin në Maqedoni është skuadra më e përgatitur fizikisht, por edhe taktikisht.
Ashtu si kalonte koha, Shkëndija më shumë e merrte lojën nën kontroll, ndërsa në minutën e 69-të Lupçe Doriev u tregua mjaft i shkathët para zonës kundërshtare, duke shënuar golin e avantazhit për herë të parë në këtë ndeshje për Shkëndijën.
Lupçe Doriev kalon në epërsi Shkëndijën
Lupçe Doriev kalon në epërsi ShkëndijënPELISTERI – SHKËNDIJA 1:2(L. Doriev
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.
Ky gol bëri që futbollistët “kuqezi” të marrin frymë më lirshëm, ndërsa në saje të një loje të tillë, 4 minuta para fundit të takimit pas një kombinimi të bukur mes Ibraimit dhe Zejnullait në zonën kundërshtare, ky i fundit u ndal në mënyrë të palejuar nga ish futbollisti i Shkëndijës, Neto, me ç’rast arbitri kryesor akordoi edhe penaltinë e dytë në këtë takim, kësaj rradhe për mysafirët nga Tetova.
Besart Ibraimi shenon serish, duke i siguruar fitoren Shkendijes perballe Pelisterit ne Manastir
Besart Ibraimi shenon serish, duke i siguruar fitoren Shkendijes perballe Pelisterit ne Manastir PELISTERI – SHKËNDIJA 1:3(B. Ibraimi 86' pen.)
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.
Përgjegjësinë e ekzekutimit e morri Besart Ibraimi, i cili nuk gaboi dhe në minutën e 84-të vulosi fitoren e Shkëndijës, që me 17 pikë udhëheq renditjen tabelare, para FC Shkupit dhe Makedonija GJ.P që kanë nga 13 pikë.
Në anën tjetër Pelisteri mbetet në kuotën e 9 pikëve, duke u renditur vetëm në pozitën e 9-të.