Pas dy disfatave të turpshme ndaj Bajernit të Munihut (0:8) dhe Verder Bremenit (1:3), drejtuesit e Shalke 04 kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin David Vagner, i cili shihet si shkaktari kryesor për këto rezultate të dobëta.
“Ne të gjithë shpresonim se mund të arrinim një kthesë së bashku me David Vagner, por fatkeqësisht, dy ditët e para të ndeshjes së sezonit të ri nuk prodhuan shfaqjet dhe rezultatet e nevojshme,” – tha drejtori i sportiv i Shalke 04, Jochen Schneider.
Vagner drejtimin e Shalke 04 e morri gjatë pjesës së parë të ediconit të kaluar, mirëpo duke mos arritur objektivat e drejtuesve të skuadrës nga Gellzenkirshen, të cilët pas startit të dobët në sezonin e ri, pa u menduar shumë vendosën të ndërpresin bashkëpunimin.
Në të gjitha 58 edicionet e Bundesligës, Vagner bëhet vetëm trajneri i katërt në histori që shkarkohet vetëm pas dy xhirove të para në fillim të një sezoni. Ai me Shalke 04 kishte kontratë deri në vitin 2022.