Real Sociedadi mundi si mysafir Elçen me rezultatin 3:0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 3-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.
Që të tre golat skuadra baske i realizoi gjatë pjesës së dytë, ndërsa në mesin e autorëve doli të jetë edhe shqiptari, Adnan Januzaj.
Januzaj shënoi në minutën e 74-të, kur shënoi nga pika e bardhë, ndërsa në mesin e autorëve ishin edhe Portu, i cili shënoi golin e parë të takimit dhe Roberto Lopez, i cili në minutat shtesë të takimit vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Elçe 0, Real Sociedad 3.
Për skuadrën e Januzajt ishte kjo fitorja e parë në sezonin e ri, pas së cilës u ngjitën në pozitën e 3-të me 5 pikë të tubuara.
Kujtojmë Real Sociedadi sezonin e ri e nisi me dy barazime të njëpasnjëshme.