Mevlan Murati do të jetë mungesa e vetme për sfidën e sotme që Shkëndija e tij do ta zhvillojë kundër Pelisterit në Manastir, transmeton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi i krahut të djathtë të Shkëndijës u ankua në lëndim pas ndeshjes me Totenhamin të enjten në Shkup, ashtu që mbetet jashtë kombinimit për takimin e sotëm të javës së 7-të. Vendin e tij do ta zë Mexhit Neziri, i cili mund të luaj në të dy krahët e mbrojtjes.
Ndërkohë pasi pauzoi në takimin e së enjtes në Liga Europa përballë Totenhamit, shkaku i pezullimit me karton të kuq, trajneri Gjoka për ndeshjen me Pelisterin do të mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Armend Alimi, i cili pritet që në qendër të mesfushës të luaj bashkë me Enur Totren.