Bernard Berisha në super formë, shënon në Rusi dhe paralajmëron Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Bernard Berisha vazhdon të luaj në super formë në kampionatin rus me ekipin e Akhmat Grozni, shkruan “infOSport.mk”. Ylli kosovar ka shënuar një gol në fitoren 2:0 të ekipit të tij ndaj Ural në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në elitën e futbollit rus.

28-vjeçari, i cili sot mbajti shiritin e kapitenit të ekipit çeçen shënoi golin e dytë për Akhmat Grozni, kur doli të jetë i saktë nga penaltia  në minutën e 57-të.

Paraprakisht një penalti për ekipin e Bernard Berishës e kishte humbur bashkëlojtari i tij, Vladimir Iljin në minutën e 39-të, derisa autorë i golit të parë për Ajkhmat Groznin, ishte Georgi Melkadze që në minutën e dytë të takimit.

Ndryshe për Bernard Berishën goli i sotëm ishte i dyti i shënuar këtë edicion në kampionatin rus, duke dhënë shenjë se me çdo kusht do të kërkojë grumbullimin me Kosovën për ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve, përfshirë këtu edhe ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve për edicionin e kalular kundër Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo që në program është me datë 8 tetor.

 

Leave a Reply