Ardit Iljazi flet para ndeshjes me Struga Trim Lum

Pas fitores në mesjavë ndaj Slloga Vinicës në kuadër të Kupës së Maqedonisë, e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës, FC Shkupi është përgatitur maksimalisht dhe ndjehet e gatshme për duelin e radhës, që sot do ta zhvillojë kundër Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Për ndeshjen në fjalë nga tabori “bardhekatër” ka folur mbrojtësi i ri Ardit Iljazi, i cili thotë se skuadra edhe në këtë ndeshje do të kërkojë tre pikët e plota, njëjtë sikurse edhe në të gjitha ndeshjet tjera.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Strugën dhe besojmë se do t’ia arrijmë qëllimit që të marrim fitore. Sigurisht që edhe ekipi i Strugës ka një përbërje të mirë dhe pretendent, por besoj se ne do të arrijmë që në Shkup të kthehemi me tre pikë”, – është shprehur Ardit Iljazi.

Ndeshja Struga Trim Lum – FC Shkupi do të zhvillohet në stadiumin buzë liqenit të Strugës me fillim në ora 15:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Dimitar Meçkarovski.

Leave a Reply