Ish reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, që luan në Gjermani me ekipin e Grojter Furt, mbrëmë në ndeshjen që skuadra e tij e zhvilloi përballë Aue, pësoi një lëndim të rëndë në kokë, me ç’rast u dërgua menjëherë në spital.
Mavraj u godit në kokë nga portieri i skuadrës së tij në tentim për ta larguar topin nga zona e rrezikshme. Mbrojtësi më numër 5 u rrëzua pa ndjenja në tokë, duke shkaktuar panik te futbollistët e tjerë dhe e gjithë skuadra e Grojter Furt.
Stafi mjekësorë ndërhyri menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë Mavrajt, i cili më pas u dërgua drejt spitalit.