Skuadra kundërshtare e FC Shkupit në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, Neftçi Baku, ka arritur marrëveshje me Bruno Telushin, futbollistin e Kukësit, i cili gjatë kësaj merkatoje u transferua nga rradhët e Partizanit.
Edhe pse Telushi konsiderohej si një nga përforcimet më të bujshme të kësaj merkatoje te Kukësi, i njëjti largohet vetëm pas disa javësh. Siç njoftojnë nga klubi kuksian, Telushi e kishte të drejtën të largohej nga ekipi i tyre në rast të ndonjë oferte nga jashtë.
29-vjeçari Telushi me Kukësin luajti vetëm dy ndeshje në kuadër të Liga Europa, edhe atë si titullarë, ndërsa largohet nga kjo skuadër pa zhvilluar asnjë ndeshje në kampionatin shqiptarë, aty ku më parë përveç me Partizanin, kishte luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në futbollin italian, duke qenë pjesë e skuadrës së Virtus Entella, ndërsa për 6 muaj kishte luajtur edhe me Slaven Belupo në Kroaci.
Njoftim i klubitFutboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Neftchi Baku për transferimin e…
Публикувахте от F.K Kukësi Albania в Събота, 26 септември 2020 г.