Boksieri Manu Pakuao ka konfirmuar duelin kundër Konor McGregor, me ç’rast boksi edhe njëherë tjetër do të sfidojë sportin e MMA.
Ylli i UFC-së supozohej se e kishte mbyllur karrirën e tij në ring, por 32-vjeçari krijoi shumë bujë në media kur deklaroi se do të sfidonte boksierin filipinas.
Pas humbjes së famshme në vitin 2017 kundër Flojd Mejvedher me nokaut, irlandezi do të provojë dhe një herë të rikthehet në ringun e boksit këtë herë kundër një kundërshtari shumë herë më të vogël se sa boksieri amerikan.
Ndeshja pritet të zhvillohet vitin tjetër në një nga shtetet e Lindjes së Mesme, ndërsa siç informuan nga tabori i Pakuao, të gjitha përfitimet nga kjo luftë do të shkojnë për gjithë ata të prekur nga pandemia në Filipine.
Duelin kundër boksierit filipinas e ka konfirmuar edhe vetë irlandezi, Konor McGregor, përmes një shkrimi në profilin e tij në Tëitter:
“Unë do të ndeshem me Pakuanon në Lindjen e Mesme. Do të jetë një nder i vërtetë që do të ndeshem me dy nga boksierët më të mëdhenj të kohërave moderne” – kishte shkruar ylli i UFC-së.