Igli Tare nuk ndalet në transferimin e futbollistëve të rinj te Lacio. Pasi mbrëmë para mediave prezantoi mesfushorin qendror Gonzalo Escalante, tashmë vlonjati thuhet të ketë arritur marrëveshje edhe me mbrojtësin e Sautempthonit, Uesli Hoedt.
26-vjeçari pasditen e së premtes ka mbërritur në aeroportin e Fiumicinos në Romë, aty ku mëngjesin e sotëm iu është nënshtruar testeve mjekësore.
Uesli Hoedt do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit për 6 milionë euro.
Kujtojmë që Uesli Hoedt ishte pjesë e Lacios edhe gjatë viteve 2015-2017, kur kishte fituar Superkupën e Italisë.