Boreci dhe Rabotniçki ndahen miqësisht

Ndeshja e parë e javës së 7-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë midis Borecit dhe Rabotniçkit është mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”. Vendasit të entuziazmuar nga dy fitoret e njëpasnjëshme në kampionat, në këtë përballje u futën me  shumë vetëbesim, mirëpo si duket në anën tjetër Ratko Dostaniq, mjaft mirë kishte analizuar lojën e skuadrës nga Velesi, duke mos i dhënë shumë hapësira në fushën e blertë.

Kjo bëri që vendasit të mos vijnë në shprehje, ndërsa në anën tjetër Rabotniçki me një lojë defanzive nuk kishte se çfarë të kërkonte më shumë në Veles.

Kështu “romantikët” vazhduan serinë e ndeshjeve pa disfatë, tashmë 6 ndeshje me rradhë, ndërsa në anën tjetër Boreci vazhdon të mbajë pozitën e 3-të me 12 pikë, dy më shumë se Rabotniçki i vendit të 5-të.

Leave a Reply