Vazhdon të shtohet kolonia e shqiptarëve në futbollin turk!

Florent Hadërgjonaj edhe zyrtarisht do të jetë një futbollistë i ri i Kasimpasha, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, pjesë e kësaj skuadre ishte edhe edicionin e kaluar, mirëpo duke luajtur vetëm në formë huazimi nga rradhët e skuadrës angleze të Hadersfilld. Ai me fanellën e Kasimpasha në Superligën turke zhvilloi 13 ndeshje, ndërsa pikërisht paraqitjet e tij bindën drejtuesit e skuadrës turke për të blerë kartonin e tij nga skuadra angleze.

Hadërgjonaj ka një eksperiencë të madhe, pasi më parë është aktivizuar në Zvicër me Jang Bojsin, Gjermani me Ingollshtadin dhe Angli me Hadersfilldin.

Leave a Reply