Torino nënshkruan edhe me një tjetër futbollistë shqiptarë

Pas Mërgim Vojvodës, i cili iu bashkua Torinos gjatë kësaj merkatoje, por edhe Samir Ujkanit, që është pjesë e “Demave të Kuq” që më herët, skuadrës  nga “Serie A”, i është bashkuar edhe një tjetër futbollistë shqiptarë, transmeton “infOSport.mk”.

Fjala është për talentin 18-vjeçar, Altin Kryeziu, i cili së fundmi ka qenë pjesë e të rinjve të SPAL. Ai te Torino fillimisht do të aktivizohet me skuadrën e të rinjve, për të shpresuar më pas edhe ftesën nga ekipi i parë.

Kryeziu, i cili ka lindur në Slloveni, karrierën e tij e kishte nisur në qytetin e lindjes, Kranj, ndërsa githashtu ka luajtur edhe me ekipin U17 të Sllovenisë, por që më pas të zgjedh të përfaqësojë Kosovën, ku është grumbulluar me ekipin U-21 të dardanëve.

 

Leave a Reply