Shaqiri ndryshon “look-un” dhe gjen golin pas afro 10 muaj me Liverpullin (VIDEO)

Si duket është dashur të ndryshojë “look-un” për të gjetur golin e parë me Liverpullin pas afro 10 muajsh. Është ky Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një super gol mbrëmë ndaj skuadrës së Lincoln në kuadër të EFL Cup, njofton “infOSport.mk”.

Shaqiri  shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë në fitoren 7:2 të Liverpullit, që në këtë mënyrë pa shumë probleme u kualifikua për në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Shaqiri rikthehet kështu te goli pas afro 10 muajsh, teksa për herë të fundit kishte shënuar më 4  dhjetor të vitit të kaluar, në fitoren 5:2 të Liverpulit në derbin lokal ndaj Evertonit.

Ajo që ra në sy në takimin e mbrëmshëm, ishte edhe pamja e re e Xherdan Shaqirit, i cili ka vendosur të zgjasë flokët.

Leave a Reply