Momente paniku, Mavraj pëson një dëmtim horror në ndeshjen ndaj Aue

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, i cili aktualisht luan me Grojter Furtin në Bundesliga 2, në ndeshjen e javës së dytë kundër Aue, ka pësuar një dëmtim më serioz, me ç’rast me ndihmën e barelave duheshe të braktis fushën, transmeton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi shqiptarë pësoi lëndim nga shoku i tij i skuadrës, portieri Sasha Burshert, i cili në minutën e 17-të gjatë një aksioni në zonën e Grojter Furtit, në tentativë për të pastruar rrezikun, nuk mundi të shmangte kontaktin me Mavrajn, duke e goditur atë me të dyja duart në kokë.

E gjithë kjo solli momente paniku tek bashkëlojtarët dhe i gjithë stafi i Grojter Furt, të cilët reaguan shumë shpejtë. Duheshe disa minuta intervenimi i mjekëve të skuadrës, që më pas me anë të ambulancës të dërgohet drejt spitalit.

Siç raportojnë mediat në Gjermani, gjendja e Mavrajt është stabilizuar.

Ndryshe ndeshja u mbyll me shifrat 1:1.

Leave a Reply