Hoze Murinjo i cili me Totenhamin e tij mbrëmë mundi Shkëndijën në Shkup me shifrat 3:1, pas përfundimit të takimit ka folur edhe për dallimin mes ndeshjes që zhvilloi ndaj Lokomotivës një javë më parë në Sofje dhe ndaj skuadrës tetovare mbrëmë.
“Kur bëjmë ne presing, Lokomotiva ishte më e vështirë, pasi rreshtohej shumë mirë mbrapa, por kur ne lëmë kundërshtarin të luajë, atëherë Shkëndija dinte të dilte mirë në sulm dhe kishin një nivel të mirë teknik” – tha Hoze Murinjo.
Totenhami falë golave të shënuar nga Lamela, Son dhe Kejn shënoi fitore 3:1 dhe me meritë u kualifikua për në fazën “play-off” të Liga Europa, aty ku do të përballet me ekipin izraelit të Makabi Haifa.