Ish trajneri i FC Shkupit merr drejtimin e Bellasicës

Pas dorëheqjes së Vane Milkov, Bellasica gjatë ditës së sotme ka prezantuar trajnerin e ri, i cili do të udhëheq skuadrën në vazhdim të kampionatit, njofton “infOSport.mk”. Skuadrën nga Strumica do ta udhëheq Shefki Arifovski, një emër i njohur ky për opinionin sportiv në vend, duke pasur parasysh se i njëjti në të kaluarën kishte punuar edhe te ekipi i FC Shkupit nga Çairi.

Arifovski do të ketë një punë të vështirë në vazhdim të kampionatit, duke pasur parasysh se Bellasica në 6 xhirot e para të sezonit të ri nuk ka fituar asnjë pikë.

Ndryshe gjatë karrierës së tij si trajner, Arifovski ka udhëhequr edhe dy skuadrat tjera nga Strumica, Akademia Pandev dhe Horizont Turnovën, Kozhuvin, ekipin serb të Borça nga Beogradi, ndërsa gjithashtu ishte edhe trajner i grupmoshave të reja te përfaqësuesja e Maqedonisë.

ОФИЦИЈАЛНО: ШЕФКИ АРИФОВСКИ НОВ ШЕФ НА СТРУЧНИОТ ШТАБУправата на ФК Беласица му ја довери функцијата шеф на стручен…

Публикувахте от FK Belasica в Петък, 25 септември 2020 г.

Leave a Reply