Sot edhe zyrtarisht ka nisur sezoni i ri në “Serie B”, aty ku ekipi i SPAL, pjesë e së cilës është edhe gardiani shqiptarë, Etrit Berisha luajti në transfertën kundër Moncas së dyshes Berluskoni-Galliani.
Ky takim nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa shkaktar kryesor mund të llogaritet pikërisht gardiani shqiptarë, i cili kishte një paraqitje fantastike.
31-vjeçari Berisha në minutën e 82-të priti penaltinë e danezit, Kristian Gytkjaer, duke i siguruar kështu një pikë skuadrës së tij.