UEFA ka vendosur që të lejojë rregullin e pesë zëvendësimeve deri në fund të sezonit për të gjitha kompeticionet e saj.
Ky rregull i ri erdhi si pasojë e pandemisë, për t’iu ardhur në ndihmë skuadrave.
Kështu Liga e Kombeve, kualifikuseset e Europianit, Liga e Kampionëve dhe Liga Europa, do aprovojnë nga 5 zëvendësime, derisa skuadrat do lejohen të grumbullojnë nga 23 futbollistë.