Një situatë e çuditshme është regjistruar para ndeshjes Shkëndija – Totenham, që në këto momente po zhvillohet në arenën “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të raundit të tretë eliminatorë të Liga Europa.
Ylli i skuadrës angleze, Herri Kejn, i cili ndodhet në bankinë, ka pikasur se një nga portat e stadiumit “Todor Proeski ” të Shkupit, ishte më e vogël.
Kjo gjë ka alarmuar delegatin e ndeshjes, Jeroen Roes. Pasi kanë shkuar e kanë matur, ka rezultuar se porta ka qenë 4 cm më e vogël se parametrat normale!!!