Kit Go ishte skuadra e fundit që siguroi një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra modeste nga Pehçeva mbrëmë në ndeshjen kundër Skopjes shënoi fitore 2:1, duke iu bashkuar në këtë mënyrë edhe skuadrave si Rabotniçki, Makedonija GJ.P dhe Sasa, që vetëm përmes ruletit të penaltive siguruan një vend për në raundin e dytë të garave të Kupës, njëjtë sikurse edhe Vardari një ditë më herët.
Ndërkohë në mesin e skuadrave udhëtuese për në 1/8 e finales, bëjnë pjesë gjithashtu edhe FC Shkupi, Renova, Gostivari, Pelisteri, Kozhuvi, Bellasica, Sileksi, si dhe 4 skuadrat gjysmëfinaliste të edicionit të kaluar, Shkëndija, Akademia Pandev, Struga Trim Lum dhe Bregallnica, që nuk zhvilluan fare ndeshjet e 1/16 së finales.
Kupa e Maqedonisë, 1/16 e finales |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
(Skuadrat me ngjyrë të kuqe janë kualifikuar për ndeshjet e 1/8 së finales)