Gjoka: Pandev e ka informuar mirë Murinjon për Shkëndijën, por….

Shkëndija të enjtën do të zhvillojë ndeshjen e raundit të tretë eliminator të Liga Europa përballë Tottenhamit të Anglisë, ndërsa para ndeshjes trajneri Gjoka para mediave kanë folur për pritjet e “kuqezinjëve” nga kjo përballje.

Shkëndija vjen në këtë fazë pasi eliminoi me fitore si mysafire Sumgayit FC të Azerbajxhanit (0:2) dhe FC Botosanin e Rumanisë (0:1), ndërsa Totenhami i Hoze Murinjos në raundin e dytë kishte mundur Lokomotiv Plovdivin e Bullgarisë, që udhëhiqet nga ish trajneri i Shkëndijës, Bruno Akrapoviç.

Shkëndija këtë ndeshje e pret në një atmosferë shumë pozitive, duke pasur parasysh se edicionin e ri nuk dinë për disfatë. Pikërisht kjo përballje do të jetë testi më i vështirë për djemtë e Ernest Gjokës, i cili është i vetëdijshëm për forcën dhe kualitetet e kundërshtarit.

“Të gjithë e dimë se kush është Totenhami, historinë e tyre dhe çfarë kjo skuadër prezanton në futbollin europian. Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Jam i sigurtë ëse gjithë potencialin që kemi do ta dëshmojmë edhe në terren, ky njëherit është edhe qëllimi ynë. E dimë se kë kemi përballë, mirëpo kjo nuk do të thotë që neve duhet të dorëzohemi. Jemi të vetëdijshëm për dallimin mes skuadrave” – tha fillimisht Ernest Gjoka, i cili foli edhe për konsultimet e Murinjos me ish futbollistin e tij, Goran Pandev. Në pyetjen nëse edhe nga Shkëndija kanë konsultuar dikë para këtij takimi, Gjoka me përgjigje: “Murinjo ka pyetur për Shkëndijën dhe kjo është shumë normale në botën që ai jeton. Ai ka pyetur Pandev rreth skuadrës sonë, kjo është një gjë normale, pasi ato dy njihen mes vete. Unë jam i sigurtë se Pandev ia ka thënë të vërtetën për Shkëndijën, se çfarë kjo skuadër vlen për futbollin në Maqedoni. Të konsultohesh me një kolegë, ajo është thjeshtësi dhe njëkohësisht edhe profesionalizëm. Edhe ne kishim kontaktet tona për të pyetur atë (mendohet te ish trajneri i ‘kuqezinjëve’, Akrapoviç) se si e kishte përjetuar ndeshjen dhe sa ishte vështirë për të luajtur kundër tyre, edhe pse të jemi realistë Shkëndija nuk duhet të interesohet edhe aq shumë për Totenhamin. Thuajse çdo ditë i kemi nëpër TV, për këtë skuadër bëhen analiza të ndryshme në Angli. I njohim deri në detajin më të vogël, ndërsa mediat atje shkruajnë madje edhe për qentë e futbollistëve” – përfundoi Gjoka.

Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Totenhamit në program është nesër mbrëma me fillim në ora 20:00 në arenën “Todor Proeski”, aty ku drejtësinë do të ndajë arbitri turk, Palabijik.

Leave a Reply