Bajerni i Munihut ka vazhduar të rrëmbejë trofe. Pas “tripletës”, Bajerni i Munihut sonte në vitrinat e saj shtoi edhe trofeun e SuperKupës së Europës, të dytin në histori, pasi mundi Seviljën me rezultatin 2:1 në “Pushkash Arena” në Budapest, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra andaluziane e vuri në mjaft vështirësi skuadrën “bavareze”, e cila u nxorrë në vazhdime. Në kohën e rregullt pas 90 minutave lojë, ndeshja u mbyll me shifrat 1:1.
Skuadra e Seviljës madje avansoi me golin e shënuar nga Okampos në minutën e 13-të nga penaltia, ndërkohë golin e barazimimit “bavarezët” e gjetën në minutuën e 34-të me anë të Leon Goretskas.
Gjatë pjesës së dytë Bajernit të Munihut iu anuluan dy gola, ndërsa Sevilja ka fundi i takimit lëshoi një rast shumë të volitshëm.
Në kohën shtesë prej dy herë nga 15 minuta, rezervisti Havi Martinez u bë hero i “bavarezëve”, duke shënuar golin e fitores në minutën e 104-të.
Pasi sezonin e kaluar Bajerni i Munihut arriti të fitoj 3 titujt e mundshëm, titullin kampion dhe Kupën e Gjermanisë si dhe Ligën e Kampionëve, tashmë vuri edhe qershinë mbi tortë me trofeun e SuperKupës së Europës.
Ndryshe me fitoren e sotme, Bajerni i Munihut arriti në shifrën e 23 fitoreve të njëpasnjëshme.