Edon Zhegrova edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Bazelit. Pas huazimit një vjeçar nga skuadra e Genk, klubi me më shumë trofe të fituar në Zvicër, ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e talentit kosovar, duke shpenzuar plot 3 milionë euro.
21-vjeçari me Bazelin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023-të, teksa tashmë do të jetë zyrtarisht në pronësi të Bazelit.
Zhegrova u aktivizua 18 ndeshje si huazuar me fanellën e klubit zvicerian, ku realizoi edhe 2 gola.
🎬 #saliedon ⚡️⚡️#FCBasel1893 #zämmestark
Публикувахте от FC Basel 1893 в Вторник, 22 септември 2020 г.