Ruleti i penaltive ju buzëqeshi Rabotniçkit dhe Makedonija GJ,P, por jo edhe Borecit

3 nga gjithsej 10 ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të 1/16 së finales u mbyllën me rezultate të barabarta, ndërsa fituesi u vendos vetëm pas ruletit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.

Takimet në Gjorçe Petrov dhe Kërçovë nuk prodhuan gola gjatë 90-të minutave lojë, ndërsa në Kamenicë, Sasa dhe Boreci në kohën e rregullt u ndanë me shifrat 2:2.

Kjo bëri që skuadrat të ju drejtohen penaltive, aty ku më të suksesshëm dolën futbollistët vendas (3:1), që bëhen skuadra e vetme e Ligës së Dytë që në këtë fazë eliminuan një skuadër nga elita e futbollit vendor, ndërsa në dy ndeshjet tjera fati iu buzëqeshi skuadrave nga elita.

Penalti po ekzekutohen ne ndeshjen Vellazerimi – Rabotniçki

Penalti po ekzekutohen ne ndeshjen Vellazerimi – RabotniçkiNdeshja ne kohen e rregullt u mbyll me rezultatin 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 септември 2020 г.

Rabotniçki pas 6 serive, mundi Vëllazërimin me rezultatin 4:3, ndërkohë Makedonija GJ.P me rezultatin 5:4 mundi Pobedën nga Prilepi.

Kështu Rabotniçki, Makedonija GJ.P dhe Sasa, iu bashkohen skuadrave të FC Shkupit, Renovës, Gostivarit, Pelisterit, Kozhuvit, Bellasicës, Sileksit si dhe Vardarit, që dje eliminoi përmes penaltive ekipin e Vardar Forinës.

Një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales gjithashtu kanë siguruar edhe 4 skuadrat gjysmëfinaliste të edicionit të kaluar, Shkëndija, Akademia Pandev, Struga Trim Lum dhe Bregallnica, që nuk zhvilluan fare ndeshjet e 1/16 së finales. Ndërkohë udhëtuesin e fundit për në mesin e 16 skuadrave më të mira në kuadër të Kupës, do ta mësojmë sonte, kur do të mësojmë rezultatin përfundimtarë të takimit midis Kit Go dhe Skopje, që starton në ora 18:00.

Leave a Reply