Ashtu edhe si çdo skuadar tjetër, edhe Milani në prag të sfidave në kuadër të ndeshjeve të raundit të tretë eliminatorë të Liga Europa, iu është nënshtruar tamponëve përpara sfidës së nesërme ndaj Bodo/Glimt. Rezultatet kanë nxjerrë brazilianin Leonardi Duarte pozitiv, një lajm ky shqetëson trajnerin Pioli, i cili nuk ka shumë alternativa për repartin e mbrojtjes për momentin.
Mbrojtësi brazilian luajti në sfidën e së hënës në kampionat kundër Bolonjas, mirëpo lajm i mirë është që pjesa tjetër e skukadrës është “OK”.
“Të gjithë pjesëtarët e tjerë të klubit kanë rezultuar negativë“, – kanë njoftuar nga klubi “kuqezi” përmes “Twitter”.
Ndeshja Milan – Bodo/Glimt do të zhvillohet nesër mbrëma me fillim në ora 20:30 në “San Siro”.