Shkëndija nesër mbrëma në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret gjigandët anglez të Totenhamit në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Para këtij takimi trajneri Murinjo në një intervistë për kanalin zyrtarë të klubit kishte thënë se për Shkëndijën kishte marrë informacione nga ana e ish futbollistit të tij te Interi, Goran Pandev, skuadra e të cilit, Akademia Pandev, kishte qenë kundërshtari i fundit i “kuqezinjëve” të Ernest Gjokës.
Ky i fundit në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë kishte zbuluar se edhe Shkëndija nuk ka ndejtur duarkryq dhe se kanë marrë informacione shtesë nga ish trajneri i skuadrës tetovare, Bruno Akrapoviç, i cili një javë më parë me Lokomotiv Plovdivin e tij ishte takuar kundër Totenhamit të Murinjos në kuadër të raundit të dytë eliminatorë.