Më shumë se 400 futbollistë, pjesa më e madhe e tyre me qendër në Evropë, kanë bërë kërkesë për ndihmë financiare në bazë të një skeme të krijuar nga organi qeverisës botëror, FIFA.
Deri më tani ka pasur 441 aplikime në Fondin FIFA për Lojtarët e Futbollit (FFP), të cilët kanë kërkuar paga të papaguara nga klubet e tyre.
89 % e atyre që aplikuan ishin me klube në Evropë, me pjesën e mbetur 11% në pjesë të tjera të botës.
Lojtarët kishin mundësi të aplikonin deri në fund të qershorit përmes sindikatës së futbollistëve botëror, FIFPRO.
Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino ka lënë mënjanë 12.3 milionë sterlina për të ndihmuar futbollistët që luajnë pa pagesë ndërmjet viteve 2020-2022, ndërkohë një shtesë prej 3.8 milionë sterlina është caktuar për futbollistët që kanë luajtur pa pagesë mes viteve 2015-2020.