Pelisteri ka shënuar fitore 4:0 në përballjen e 1/16 së finales kundër Lubotenit, njofton “infOSport.mk”. Që të 4 golat skuadra nga Manastiri i realizoi në pjesën e dytë, ndërsa ringjallja e “Të gjelbërve” ndodhi më saktësisht pas inkuadrimit në lojë të shkupjanit, Lavdrim Fazliu.
Ky i fundit në lojë u inkuadrua në minutën e 70-të, kur Pelisteri avansonte me rezultatin 1:0 falë golit të Hot, ndërsa në minutën e 77-të, falë super asistit të Lavdrim Fazliut, Pelisteri me anë të veteranit, Borçe Manevski dyfishoi rezultatin në 2:0.
Dy golat e Lavdrim Fazliut ndaj Lubotenit
Dy golat e Lavdrim Fazliut ndaj LubotenitKupa e Maqedonisë, 1/16 e finales PELISTERI – LUBOTENI 4:0
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 септември 2020 г.
Nuk vonoi shumë dhe vetëm një minutë më pas, Manevski ia ktheu borxhin Fazliut, duke dhënë një asist të mrrekullueshëm për shkupjanin, i cili pas dy tentativave arriti që të mposhtë portierin kundërshtarë, ndaj të cilit doli fitues edhe në minutën e 82-të.
Këtë herë nga e majta ishte Neto ai i cili për mrrekulli gjeti Fazliun para portës kundërshtare, me ç’rast shkupjani nuk e pati aspak të vështirë të shënojë edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Pelisterin, që me plotë meritë u kualifikua për në ndeshjet e 1/8 së finales, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe ishte ky goli i katërt këtë edicion për Lavdrim Fazliun me fanellën e Pelisterit, për të cilën skuadër realizoi edhe dy gola të tjerë në ndeshjet e Ligës së Parë.