Mbrojtësi i Kukësit Bruno Lulaj ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën nënkampione të Shqipërisë. Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë, ku thuhet se Lulaj do të luaj me Kukësin edhe për dy sezone të tjera.
Futbollistit i kishte skaduar kontrata me Kukësin dhe mund të largohej, por klubi arriti ta bindë duke i shprehur besimin se do të jetë titullar për sezonin e ri.
Lulaj Kukësit iu bashkua verën e vitit të shkuar, kur erdhi nga rradhët e Skënderbeut, ndërsa me fanellën e skuadrës kuksiane në Superligën shqiptare zhvilloi 31 ndeshje, nga të cilat 15 prej tyre si titullar.
Në Kupën e Shqipërisë, Lulaj gjeti dy herë rrugën e rrjetës! Ndryshe karrierën e tij e kishte nisur në Greqi, te skuadra e Panionios, që më pas të vijoj karrierën e tij në Shqipëri, ku përveç me Skënderbeun dhe Kukësin, gjithashtu ka luajtur edhe me Laçin.
Tashmë mbetet për t’u parë se di do të zgjidhet e ardhmja për dy futbollistët e tjerë, shkupjanin, Edis Maliqin dhe Obanor.