Kit Go i Alpaj Jusuf udhëtuesi i fundit për në ndeshjet e 1/8 së finales

Kit Go, pjesë e së cilës skuadër është edhe kumanovari, Alpaj Jusuf, është udhëtuesi i fundit për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Kit go sonte në ndeshjen e fundit të 1/16 së finales në Shtip mundi 2:1 ekipin e Skopjes, skuadër kjo që udhëheq renditjen tabelare në Ligën e Dytë – Perëndim.

Vladimir Dujovski në minutën e 24-të kaloi në epërsi ekipin nga Pehçeva, gol ky që ishte i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para.

Mysafirët nga Shkupi në minutën e 61-të përmes Ivo Janakieskit nga penaltia barazuan rezultatin në 1:1, ndërsa për fitoren e Kit Gol, dhe kualifikimin e kësaj skuadre në mesin e 16 skuadrave më të mira në vend, u përkujdes Mario Runtev.

Në këtë ndeshje te Kit Go për gjatë 90-të minutave u paraqit mesfushori kumanovar, Alpaj Jusuf, i cili gjatë kësaj merkatoje iu bashkua skuadrës nga Pehçeva nga rradhët e Sileksit.

Leave a Reply