Gostivari gjatë ditës së sotme si nikoqir do të zhvillojë ndeshjen e 1/16 së finales kundër ekipit të Tikveshit, njofton “infOSport.mk”.
Fituesi nga kjo përballje do të sigurojë një vend për në raundin tjetër, ndërsa kjo ndeshje vjen në një moment jo të mirë për ekipin vendas, duke pasur parasysh se gjatë ditës së djeshme Gostivari mbeti pa shërbimet e trajnerit Biroll Topçiu.
Ky i fundit dha dorëheqje nga posti i kryetrajnerit, e cila u pranua nga ana e drejtuesve të KF Gostivarit, të cilët njëkohësisht njoftuan se skuadrën në takimin e sotëm kundër Tikveshit do ta udhëheq asistensti i parë i Topçiut, Afet Ibrahimi.
Ndeshja midis Gostivarit dhe Tikveshit starton në ora 15:30.