Dita e sotme ka rezultuar shumë pozitive dhe festive për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti. Që të dy këta “kuqezi” janë bërë baballarë me pak orë diferencë nga njëri-tjetri.
Fillimisht ishte Ledian Memushaj ai që u gëzua me lindjen e fëmijës së tij të parë, të cilit i ka vendosur emrin Damiano.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i Peskarës, i cili i ka uruar sa më shumë shëndet e lumturi të sapolindurit, duke uruar gjithashtu edhe mesfushorin e kombëtares shqiptare dhe partneren e tij, Françeska, për këtë këtë gëzim në jetën e tyre.
Pak orë më vonë, një njoftim i ngjashëm ka ardhur edhe nga klubi i Atalantës. Skuadra nga Bergamo ka përgëzuar futbollistin Berat Gjimshitin dhe partneren e tij, Aliza, për lindjen e djalit të parë. Kujtojmë e dashura e Gjimshitit është e nacionalitetit serb, ndërsa emri i djalit të sapolindur do të jetë Lion Aron.