Sulmuesi i Atletiko Madridit, Alvaro Morata pritet që së shpejti të bëhet një futbollistë i ri i Juventusit. Në Itali ai do të marrë një pagë vjetore prej 7.5 milion euro (përfshirë këtu edhe bonuset), pohon gazetari Nikola Skira përmes profilit të tij zyrtarë në “Twitter”.
Për Moratan, Juve nuk është diçka e panjohur, pasi ishte pjesë e kampionëve të Italisë nga viti 2014 deri në vitin 2016-të, duke qenë shok skuadre me trajnerin aktual të “Zonjës së Vjetër”, Andrea Pirlo.