Igli Tare si duket ende nuk e ka mbyllur listën e transferimeve të reja te skuadra e Lacios. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtori shqiptarë i Lacios po kërkon që në “Olimpiko” të transferojë ish futbollistin e Realit të Madridit, Hoze Maria Kajehon, i cili së fundmi ishte pjesë e Napolit, transmeton “infOSport.mk”.
Kajehon te skuadra “napolitane” luante për 7 vite me rradhë, ndërsa këtë verë vendosi të largohet nga “San Paolo”, teksa është në kërkim të një skuadre të re.
Kajehon ishte shumë afër kalimit te Vijareali në Spanjë, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Lacio, gjë kjo që ka bërë që bisedimet mes lojtarit dhe klubit spanjoll të ngecin.
Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Lacio ka nisur kontaktet me 33-vjeçarin, të cilin e duan në skuadër sa më shpejtë. Ai pëlqehet shumë nga Igli Tare, të cilin e konsideron si një përforcim ideal për në krahët e sulmit. Lacio për Kajehonin ka gati një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore prej 2.2 milionë euro.