Pas tentativave jo të suksesshme për të angazhuar mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç, nga tabori i Milanit tashmë po mendojnë transferimin e një mbrojtësi tjetër serb, Matija Nastasiq të Shalke 04, ka njoftuar gazetari Xhanluka Di Marcio, pçrcjellë “infOSport.mk”.
“Rossonerët” kanë bërë kontaktet e para me drejtuesit e skuadrës gjermane, të cilëve me shumë gjasa do ju ofrojnë opcionin e marrjes në hua të futbollistit, që më pas të kenë të drejtën e blerjes së kartonit të tij.
📰DiMarzio: There is an attempt by Milan for Nastasic, for the central-defender role. Schalke could be open for loan with obligation to buy. Milenkovic's deal is complicated. pic.twitter.com/ardywYHG05
— AC Milan Reports (@ACMReports) September 21, 2020
Megjithatë për këtë çështje duhet pyetur edhe menaxheri i Nastasiq, tetovari, Fali Ramadani, në pronësi të të cilit gjithashtu janë edhe Nikola Milenkoviç dhe Ante Rebiç.
Nastasiq ka përvojë nga ndeshjet në “Serie A”, teksa për një sezon kishte luajtur me Fiorentinën, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Mançester Sitit. Edicionin e kaluar me Shalke 04 ai kishte regjistruar 20 paraqitje në të gjiha garat me skuadrën nga Gellzenkirshen.