E dhimbshme, arbitri italian vdes pasi ishte sulmuar me thikë

Arbitri i “Serie B” dhe “Serie C”, Daniele De Santis (33 vjeç) dhe e dashura e tij (30 vjeç) janë gjetur të vdekur mbrëmjen e djeshme në apartamentin e tyre në qytetin e Leçes.

Policia ka konstatuar të çara në trupin e tyre, duke konfirmuar se ata janë vrarë me armë të ftohta.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtitura në banesë dhe më pas ata i kanë raportuar policisë se një person i gjinisë mashkull, ka dalë nga banesa me një thikë në dorë.

Askush nga fqinjët nuk kanë arritur ta dallojnë autorin e kësaj ngjarje të dhimbshme.

De Santis kishte gjykuar më shumë ndeshje të “Serie C”, teksa numëronte plot 130 ndeshje zyrtare. Ai gjithashtu kishte vënë drejtësi në disa ndeshje edhe në “Serie B”, teksa debutimin e tij në këtë ligë e kishte regjistruar si arbitër i katërt në ndeshjen Piza-Benevento në vitin 2017.

 

Leave a Reply