Drita e Ardian Nuhiut është e gatshme për ndeshjen e raundit të tretë eliminatorë të Liga Europa kundër Legia Varshavës, e programuar për me datë 24 shtator në tokën polake. Kujtojmë Drita e Gjilanit në raundin e dytë kishte eliminuar Sileksin nga Kratova, ndërsa duke pasur parasysh emrin e kundërshtarit të rradhës, kalimi në fazën “play-off” të Liga Europa për skuadrën e Nuhiut nuk do të jetë aspak i lehtë.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme futbollistët e Dritës u janë nënshtruar testeve, ndërsa lajm i mirë është se askush nuk ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”, përfshirë këtu futbollistët, stafin dhe zyrtarët e klubit që do të fluturojnë drejt Polonisë.
“Klubi jonë FC DRITA dje është testuar për testet e Covid-19 në prag të ndeshjes me Legia Ëarsaë që do të zhvillohet në Poloni. Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar NEGATIV. Sfida me Covid-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshjen. Forca Drita”, njofton klubi nga Gjilani përmes rrjeteve sociale.