Arturo Vidal edhe zyrtarisht pjesë e Interit

Arturo Vidal edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Interit. Ai te skuadra “zikaltër” arriti nga rradhët e Barcelonës për shumën e 1 milion eurove.

Marrëveshja e 33-vjeçarit me Interin është për dy vitet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 6 milion euro.

Vidal ka bërë një karrierë të bujshme, duke luajtur me skuadrat si Kolo Kolo, Bajer Leverkusen, Juventus, Bajern Munih dhe Barcelona. Do të jetë kjo hera e dytë për Vidal, që do të luaj në “Serie A”, pas aventurës së kishte me Juventusin, me të cilën skuadër në periudhën 2011-2015 kishte fituar 4 tituj kampion.

Kështu Vidal do të shtojë ndeshje të reja në konton e tij nga Serie A, aty ku me fanellën e Juves kishte regjistruar 124 ndeshje dhe 35 gola.

Me fanellën e Barcelonës, Vidal kishte zhvilluar 96 ndeshje, duke regjistruar edhe 11 gola në të gjitha turnetë për gjatë dy sezoneve.

Për Kombëtaren e Kilit, ai ka zhvilluar 115 ndeshje, duke realizuar edhe 28 gola.

Te Interi, Vidal do të takojë me ish trajnerin e tij te “biankonerët”, Antonio Konte, si dhe me bashkëkombasin e tij, Aleksis Sançez.

 

Leave a Reply