Pas Rrocës, edhe Abazaj i bashkohet Istanbulsporit

Pas Eduart Rrocës, edhe një tjetër futbollistë i Kukësit i është bashkuar skuadrës turke të Istanbulspor, që garon në Ligën e parë, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për Kristal Abazajn, emri i të cilit ishte i lidhur ngushtë edhe me një transferim te skuadra e Ankaraspor. Edhe pse gjithçka ishte gati për transferimin e tij te kjo skuadër, marrëveshja nuk u mbyll për shkak të merkatos së bllokuar të Ankaraspor.

Istanbulspor, synon ngjitjen në elitën e futbollit turk për sezonin e  ri dhe tashmë në përbërje do të ketë edhe dy lojtarë shqiptarë që shpresojnë të ndihmojnë skuadrën.

Abazaj luajti sezonin e fundit te Kukësi në huazim, por pas përfundimit të kampionatit u rikthye te gjigandët belg të Anderlehtit, skuadër kjo që zotëron kartonin e tij.

Leave a Reply