Klubi i Basketbollit ALBES ishte nikoqir i ndeshjes së parë miqësore të zhvilluar përballë ekipit të KB RINIA nga Kumanova. Të dyja ekipet u futën në lojë pa taktizuar shumë me formacionin dhe rezultatin, duke ju dhënë mundësi të gjithë basketbollistëve të cilët i kishin në formacion, me qëllim që të sprovojnë të gjithë basketbollistët, dhe për të parë formën e tyre momentale pas disa muajve pushim. Kjo vlente sidomos për ekipin e KB ALBES i cili në radhët e veta ka shumë basketbollistë të rijnë.
Dhjetëminutëshi i parë i takoi ekipit nikoqir i cili e mbylli me epërsi prej 18:10, por çereku i dytë i takoi mysafirëve të cilët gjetën forcën e duhur të kthehen në lojë duke e mbyllë këtë pjesë me rezultat 9:20, dhe për ta mbyllë pjesën e parë me rezultat 27:31.
Por çereku i dytë ishin vetën momentet e krizës momentale për ekipin nikoqir, ndërsa në pjesën e tretë KB ALBES vendosi gjërat nën kontroll gjërat dhe mbylli pjesën e tretë me rezultat 16:10, apo rezultati pas 30 minutave lojë ishte 43:41. Njëjtë kaloi edhe çereku i fundit ku KB ALBES kishte gjithçka nën kontroll dhe mbylli pjesën e fundit me epërsi prej 17:10 apo përfundimtare 60:51.
KB ALBES – KB RINIA 60:51 (27:31 – 33:20)
Për të dyja këto ekipe ishte një test i mirë para fillimit të sezonit, ku në të dyja ekipet kanë munguar disa lojtarë. Klubi ALBES është në fazën e selektimit të ekipit ku një pjesë të basketbollistëve do të testohen për ndeshjen e radhës miqësore ditën e enjte.